”Ka edhe video”, flet i dashuri i vajzës 17 vjeçare: Si e zbulova që i moshuari abuzonte me të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një vajzë 17-vjeçare nga Saransa akuzoi një 72-vjeçar se kishte abuzuar seksualisht me të që prej moshës 13-vjeçare.

Madje kur vajza minore është marrë në pyetje nga oficere të policisë dhe psikologes, ajo përveç emrit të 72-vjeçarit me inicialet B.T., ka përmendur edhe tri emra të komshinjve të saj.

Ndërkohë i dashuri i saj ishte sot në një lidhje telefonike me emisionin “Me zemer të hapur”, ku u shpreh se 17-vjeçarja pasi u ndje e sigurtë me të, i kishte zbuluar rastin e dhunimit nga i moshuari.

Madje Gentjani u shpreh se vajza ka patur një jetë skëterrë si brenda familjes ashtu edhe jashtë saj.

I dashuri i vajzës shtoi se ka gjithashtu edhe video e audio që tregojnë një gjë të tillë.


Shtuar 24.04.2020 11:12