Testi i drogës tek policët, efektivët përsërisin ekzaminimin, rrezikojnë detyrën

6 muaj nga aplikimi i testit të drogës tek punonjësit e Policisë së Shtetit, 45 nga rreth 1750 efektivë kanë kryer këtë ekzaminim do të duhet që ta përsërisin.

Burime për “TvKlan” bëjnë me dije se të gjithë ata që do të bëjnë testin sërish, kanë rezultuar pozitiv herën e parë. Kësaj here do të jetë Instituti i Mjekësisë Ligjore që do vulosë nëse këta efektivë janë ose jo përdorues të lëndëve narkotike.

Deri më tani vetëm një punonjëse policie është përjashtuar nga radhët e uniformave blu. Ndërkohë që të tjerë kanë përdorur si argument se kanë dalë pozitivë për shkak të medikamenteve që kanë marrë më parë. Mirëpo tani me analizat e detajuara do të vendoset edhe fati i tyre.