Përfundon ndërtimi i kopshtit nr.1 në kryeqytet (FOTO-LAJM)
Pëlqej
Pas kritikave se ka lënë mënjanë bashkinë duke iu perkushtuar më shumë partisë, kreu i Bashkisë së Tiranës i është rikthyer ditëve të fundit inspektimeve apo përurimit të punimeve në disa kopshte të kryeqytetit.

Gjatë inaugurimit të kopshtit nr.1, Basha i kujtoi sërish kryeministrit Rama, se mund t’i shmanget debatit publik me të, por nuk mund ti shmanget përgjegjësisë që ka për bllokimin e projekteve në kryeqytet.

“Interes tjetër madhor është punësimi, është plagë e madhe në qytetin tonë dhe mbetet prioritet i madh i Bashkisë së Tiranës. Ndonëse nuk është përgjegjësja kryesore për gjendjen ekonomike, në këto vite ia kemi dalë të krijojmë 25 mijë vende pune. Por mijëra vende mbeten të bllokuara nga politika, nga kryeministri Rama, i cili po mundohet ti ikë ballafaqimit për bllokimin politik që i ka bërë projekte, por nuk mund ti ikë përgjegjësisë për këtë akt, për interesat e qytetarëve. Jam i vendosur ti përgjigjem kësaj bllokade me rrugë institucionale dhe ligjore. Nuk do reshtim se denoncuari këtë sjellje të papërgjegjshme, faktin që për herë të dytë po vendos interesat politike mbi ato të qytetarëve, po i ikën debatit, ballafaqimit, por përgjegjësisë nuk do i iki dot”, komentoi Basha.

Ndërsa kopshtin e inauguruar sot, Basha e konsideroi të standardeve evropiane.

“Sot jemi të gjithë dëshmitar që kushtet e krijuara janë optimale, vogëlushët që do ta frekuentojnë kanë standarde ndërkombëtare. Ne jemi të vendosur edhe pse buxheti u vonua me 6 muaj, të shtojmë projektet për fëmijët. Interesi i parë për ne mbetet shërbimi ndaj jetës së qytetarëve të Tiranës” tha kryebashkiaku.

Gjatë ditëve të fundit Basha ka akuzuar shpesh kryeministrin për bllokim të fondeve për bashkinë. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori