Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD-së, vendoset të bllokohen rrugët çdo të enjte
Mbledhja e kreut të Partisë Demokratike ,Lulzim Basha me kryesinë dhe kryetarëtë e degëve ka përfunduar .

Vendimi më i rëndësishëm i marë në këtë mbledhje është vendimi për të bllokuar rrugët në të gjithë Shqipërinë çdo të enjte

Ndër të tjera, Basha ka dhënë porosi për kryetarët e degëve, që të shkohet derë më derë e të jepet mesazhi.

Ditën e djeshme, opozita protestoi duke bllokuar, për 60 minuta, akset kyçe në vend. Në Tiranë, rrethrrotullimi Shqiponja; Durrës-Kavajë, Plepa Autostradë- përballë shtëpisë së pushimit; Fier, rrethrrotullimi Sheq; Elbasan, rrethrrotullimi Bradashesh; Milot, karburanti në autostradë. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2019, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori