Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Hajdari: Të hapen 100 përqind listat!
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për ditën e sotme e thirrur pas firmosje së marrëveshjes nga opozita parlamentare me mazhorancën.

Në një prononcim për mediat pas takimit të sotëm, deputetja Rudina Hajdari është shprehur se palët kanë pasur debat përsa i përket hapjes së listave.

Sipas saj opozita është futur në bisedime për hapjen 100% të listave, dhe jo me kufizime 1/3-tat.

“Pesë anëtarët e opozitës parlamentare treguan dakordësi në firmosjen e marrëveshjes. Patëm debat sepse ne si opozitë parlamentare duam të hapim listat 100%.

Ne do të luftojmë që hapja e listave të jetë 100% dhe jo 1/3 të jetë e mbyllur. Duhet t’ju lihet në dorë subjekteve, jo krerëve të partive.

Kandidatët duhet të dalin nëpër zona me ide dhe emra dhe jo të zgjidhen nga kryetarët e tyre”, ka thënë Hajdari.
Shtuar më 22/07/2020, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori