Përfundon drafti i parë për hartimin e Planit Kombëtar për Integrimin
Qeveria shqiptare ka përfunduar draftin e parë për hartimin e Planit Kombëtar për Integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Lajmi u bë sot i ditur nga ministrja e integrimit, Klajda Gjosha gjatë Konferencës Ndërkombëtare “Përafrimi i legjislacionit shqiptar me Acquis te BE-së, premisa dhe sfidat”.

“Plani Kombëtar për integrim është afatgjatë. Kjo pjesë e planit, 2014-2016, do të përditësohet çdo vit. Ky plan nuk është dokument statik, por dinamik, dhe do evoluoi. Nga viti 2014 do nisim rishikimin e planit, bazuar në regjistracionin e qeverisë. Është një proces shumë faqesh, si mbrojta e konsumatorit, mbrojta e sistemin bankar. Dua të theksoj se përafrimi i legjislacionit të brendshme luan rol për negociatat për statusin dhe BE-në. Bëhet fjalë për qindra akte normative dhe vendime të gjykatave.”- tha Gjosha.

Konferenca është organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian dhe Fakulteti i Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, në kuadrin e Projektit të Asistencës Teknike SMEI 3. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2014, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori