Përfundon "aventura" e dy të arratisurve shqiptarë nga burgu grek
Përfundon aventura e dy të arratisurve shqiptarë nga burgu i Cassandra në Halkidhiki.

Dy të burgosurit shqiptarë, të dënuar me burgim të përjetshëm, që u arratisën të martën u ditën e sotme nga autoritetet e vendit fqinj.

Dy të arratisurit u identifikuan nga policët mëngjesin e kësaj të shtune në Efpaliou Fokis, në një zonë pyjore të fshehur në një plantacion me kanabis.

Dy të arratisurit kishin me vete armë kallashnikovi dhe granata. Pasi u ndaluan dhe u arrestuan nga policia atëhëre u zbulua se ata ishin dy personat e arratisur dhe të shpallur në kërkim prej tyre.

Sipas policisë greke EL.AS. të dy të arrestuarit nuk u paraqitën në evidencën e mëngjesit të 16 korrikut dhe menjëherë nisi për ta kërkimi për t’i gjetur.
Shtuar më 20/07/2019, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori