Mayweather gati të nisë një aventurë të re, kandidat për të blerë Newcastle United

Mayweather mund t’i bashkohet botës së futbollit.

Ish boksieri amerikan dhe një nga sportistët më të pasur në histori, Floyd Mayweather, duket se është gati të nis një aventurë të re.

Mayweather është shprehur i gatshëm që të blejë skuadrën nga Premierliga, Newcastle United.

“Newcastle United është një skuadër e jashtëzakonshme” ka thënë fillimisht 43 vjeçari.

“Nëse njerëzit duan që unë ta blejë skuadrën e Newcastle, le të ma bëjnë me dije” ka shtuar amerikani.

Raportimet e mëhershme lidhur me këtë çështje kanë bërë të ditur se Floyd synon të blejë një pjesë të aksioneve të Newcastle.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse ylli i boksit do të bëjë ndonjë lëvizje formale në këtë aspekt.


Shtuar 9.03.2020 15:24