VIDEO/ Shkrumbohet makina në Lushnjë, shpëton mrekullisht familja me katër anëtarë

Një makimë tip “BMW” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotmë në Lushjnjë.

Mësohet se në makinë udhëtonin 4 banëtarë të një familjeje.

Ata kanë qenë duke udhëtuar në aksin Lushnjë – Fier, kur pranë “Pushimit të Shoferit”, nga ana e drejtuesit të mjetit është vënë re të dalë tym nga pjesa e parme e makinës.

Menjëherë shoferi ka hapur krahun dhe kanë dalë nga makina, e cila për pak minuta u përfshi nga flakët.

Edhe pse ndërhynë forcat zjarrfikëse, mjeti u shkrumbua totalisht.

Sipas dëshmisë së dhënë nga drejtuesi i mjetit, ka qenë një shkëndijë elektrike që shkaktoi zjarrin./Albeu.com./


Shtuar 16.07.2023 09:04