Përfundojnë misionin në Afganistan, kthehet në atdhe kontingjenti “EAGLE-5”
Në orët e para të mëngjesit të sotëm u kthye në atdhe kontingjenti “EAGLE-5”. Trupat u pritën në Aeroportin e Rinasit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi.

Kontingjenti "Eagle-5" përfundoi me sukses misionin gjashtëmujor në kuadër të angazhimit me Aleancën e Atlantikut të Veriut në misionin ISAF, Afganistan. Trupat e "Eagle-5" kanë realizuar operacione dhe detyra luftarake në zonën e përgjegjësisë së bashku me trupat amerikane në Kandahar, Afganistan.

Në fjalën e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ju uroi mirëseardhjen kontingjentit “EAGLE-5”, në emër të ministrit të Mbrojtjes z. Arben Imami, Forcave të Armatosura si dhe mbarë popullit shqiptar, si dhe i përgëzoi ata për arritjet në përmbushjen me sukses të detyrës përkrah trupave të Aleancës. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2013, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori