Perfundojne bastisjet ne PTK
Albeu.com
EULEX-i ka njoftuar sot se bastisjet në tetë lokacione përkitazi me çështje financiare dhe të korrupsionit në lidhje me një licencë të telekomunikimit kanë përfunduar, ka njoftuar Televizioni Koha.“Gjatë këtyre bastisjeve, njësia ekzekutive e policisë së EULEX-it në bashkëpunim me Task Forcën Anti-Korrupsion të Policisë së Kosovës kanë marrë me vete dokumente dhe kompjuterë. Dokumentet dhe informatat e mbledhura gjatë bastisjeve do të analizohen me kujdes nga prokurorët e PSRK-së së bashku me hetuesit e policisë.”, njofton misioni evropian i sundimit të ligjit. Forca të shumta policore rrethuan PTK-në javën e kaluar në hetime për afera korruptive. Kryeshefi ekzekutiv i saj, Shyqyri Haxha është një prej personave të dyshimtë.
Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it.
Këto hetime janë duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale (PSRK).
Shtuar më 19/07/2010, ora 17:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori