Përfundoi në polici pas lidhjes me Rrajën, Einxhel Shkira hakmerret haptas ndaj Kejvinës

Moderatorja Einxhel Shkira po shijon hakmarrjen tashmë që modelja që e rrahu poshtë pallatit të saj, Kejvina Kthella ka përfunduar në prokurori në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Pak javë më parë në media u bë e bujshme lajmi se moderatorja Einxhel Shkira ishte zënë fizikisht me modelen Kejvina Kthella.

Sot kur Kejvina përfundoi në polici për shkak të lidhjes me të dyshuarin e atentatit të prokurorit Ndoj, Eixhel Shkira po shijon hakmarrjen e saj.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, moderatorja ka publikuar një shprehje me anë të së cilës i uron rrugë të mbarë një personi, të cilin/ën e quan ku*vë.

“Unë nuk kërkoj hakmarrje sepse autobusi i karmës gjithmonë arrin në kohë. Udhëtim të mbarë ku*vë,”- shkruan Shkira në Instastory. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2019, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori