Përfundim i paqartë i takimit të tretë në Vjenë
Pëlqej
Albeu.com
Sipas disa njoftimeve nga takimi i radhës në Vjene, delegacioi i Serbisë refuzoi parimet kryesore të planit të decentralizimit të pushtetit vendor në Kosovë.Në anën tjetër, Lufti Haziri pas takimit ka përsëritur se projekti kosovar përmban të gjitha garancitë për pakicën serbe. Nuk dihen detaje për vërejtjet e njohura kosovare në projektin e Rohanit.

Sipas RFE-së, para takimit të dy palët patën takime të ndara me Ahtisarin. Pas këtyre takimeve, kryesuesit e delegacioneve dhanë nga një deklaratë për gazetarë. Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Lutfi Haziri u shpreh se propozimi kosovar përmban "të gjitha garancitë për pakicën serbe dhe për pakicat e tjera kombëtare". Ndërsa kryesuesi i delegacionit të Serbisë, Aleksandar Simiq shprehu pakënaqësi me dokumentin e ofruar nga Rohani. Ai protestoi edhe për shkak të vizitës që Albert Rohan u bëri kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, me ç' rast bisedoi me zyrtarët lokalë serbë. rtk
Shtuar më 03/04/2006, ora 16:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori