Përfshirja e zyrtarëve në blerjen e votave, kodi penal parashikon deri në 3 vjet burg (FOTO LAJM)

Kodi Penal parashikon dënime të ashpra për zyrtarët e administratës shtetërore që përfshihen në fushata elektorale.

Sipas Kodit Penal, “pjesëmarrja e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore në shërbimin civil ose në një funksion jo politik në administratën shtetërore në kundërshtim me ligjin, në aktivitetet ose fushatën zgjedhore të një partie politike, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë deri në 3 vjet”.

Gazeta gjermane “Bild” publikoi sot 16 përgjime të reja në kuadër të dosjes 184 për blerjen e votave në Bashkinë e Dibrës për zgjedhjet lokale të 11 shtatorit 2016. Në përgjime përfshihet edhe kryeministri Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë i asaj periudhe, Damian Gjiknuri, deputetët Pjerin Ndreu dhe Artan Gaçi dhe disa zyrtarë të tjerë.
Shtuar më 17/06/2019, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori