Përfshirja e Tahirit në trafikun e drogës? LSI kërkon dorëheqjen e Ramës
Pas zhvillimeve të fundit në lidhje me ish-ministrin Saimir Tahiri, LSI-ja ka reaguar ashpër duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri ra! Të japë dorëheqien përpara se populli ta heqë pa mëshirë nga ajo karrige që e mban ulur vetëm krimi e droga”- ka reaguar ashpër deputetja e LSI Mehmetaj.

Postimi i Kejdi Mehmetajt

Kryeministri që ka koment për çdo gjë, që merr në gjyqe publike punonjësit e thjeshtë vetëm se kanë bark të madh e nuk plotësojnë shijet e tij estetike, pse nuk ka thënë ende një fjalë për trafikantin Moisi Habilaj dhe kushëririn e tij ministrin e brendshëm?

Hetuesit italianë dhe media aty kanë folur e shkruar gjatë për sasinë e jashtëzakonshme të drogës që është prodhuar dhe trafikuar nga Shqipëria dhe mbi të gjitha për lidhjen e trafikantëve me policinë e shtetit dhe ministrin e kryeministrin.
Cituar nga mediat italiane:

Moisi Habilaj bisedon me pronarin e një karburanti në komunën Lentini: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh se policia është e korruptuar madje ka raste që është vetë kreu i policisë që ndihmon për të ngarkuar thasët me drogë” thotë ai.

Në një nga këto takime Moisi Habilaj flet për kushëririn e tij politikan duke u shprehur se “30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”.

Kryeministri ra! Të japë dorëheqien përpara se populli ta heqë pa mëshirë nga ajo karrige që e mban ulur vetëm krimi e droga. /albeu.com/

Shtuar më 17/10/2017, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori