Një banesë në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Luigj
Gurakuqi" dhe sipas Policisë ka vetëm
dëme materiale dhe po punohet për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i plotë:
Më datë 20.11.2020, rreth orës 22:21, në rrugën “Luigj
Gurakuqi”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B.L., 54 vjeç, ku ka vetëm
dëme materiale.
Sherbimet e forcave zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe
sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Shtuar më 20/11/2020,
ora 23:02