Përfshihet nga flakët automjeti i ngarkuar me skrap
Për shkaqe ende të paqarta, një automjet i tonazhit të rëndë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.

Burime nga policia thonë se automjeti i ngarkuar me skrap ka qenë në ecje e sipër, në momentin që flakët e kanë përfshirë. Për arsye sigurie, uniformat blu kanë bllokuar aksin rrugor Librazhd-Përrenjas. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori