Nuk ndalet koronavirusi në Itali, vetëm sot u ka marrë jetën 837 njerëzve
Perfaqesuesi i perhershem i FMN ne Tirane Olters,shprehet se ka konsensus te gjere per permiresimin e klimes se biznesit dhe inv
Albeu.com
Përfaqësuesi i Përhershëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Tiranë, Jan –Peter Olters, u shpreh dje (e Shtunë) në një konferencë për shtyp se “në Shqipëri ka një konsensus të gjerë se përmirësimi i klimës së biznesit dhe investimeve do të përfaqësojë një gur të rendësishëm themeli në programin e qeverisë së ardhshme”.Por, sipas tij, që të zgjatet horizonti i planifikimit për një kompani dhe për t’i dhënë menaxherëve të saj besim në të ardhmen, mbetet parësore ruajtja e rezultateve të mira në menaxhimin e situatës makroekonomike dhe funksionimin e institucioneve publike.

“Shqipëria ka një numër të madh njerëzish të kualifikuar dhe shumë të angazhuar në të gjithë nivelet. Kompetenca, angazhimi dhe integriteti, nëse këto janë kriteret bazë që aplikohen për nëpunësit civilë dhe për emërimet në postet publike, vendi do të ketë çdo mundësi për t'u zhvilluar shpejt”, theksoi Olters.

Sipas tij, “Shqipëria ka objektiva që pranohen në shkallë kombëtare, një nga më të rendësishmet e të cilave është integrimi në familjen e vendeve evropiane. Shqipëria ka gjithçka në dorë për t’i bërë realitet ambiciet e saj”, përfundoi Përfaqësuesi i Përhershëm i FMN-së në Tiranë, Jan–Peter Olters, në konferencën për shtyp në prag të përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri.
Shtuar më 31/07/2005, ora 18:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori