Përfaqëson një ndër zonat më të varfëra në Shqipëri, deputetja "shkëlqen" me çantë 2000 euro

Një ndër zonat më të varfëra në Shqipëri është zona e Matit, e harruar nga politikanët e saj dhe investimet e qeverisë.

Deputetja e kësaj zone e futur në Kuvend pas djegies së mandateve, Aurora Mara, fillimisht deklaroi se u pranoi pasi do të përfaqësonte popullin e Matit.

Por dhe ky ngelu vetëm një premtim pasi në dy vite, deputetja Mara nuk ka pasur ndonjë aktivitet të dukshëm në Kuvendin e Shqipërisë.

Por ajo di të bie në sy, me veshjen e saj të kuruar dhe luksoze. Këtë të enjte në Kuvend ajo u shfaq me një cantë e cila kushton jo pak por 2000 euro.

E zgjedhura e Matit për t'i përfaqësuar në Kuvend duket shumë larg realitetit të banorëve të kësaj zone. /albeu.com/


Shtuar më 31/10/2020, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori