Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë shpall thirrjen për projekt-propozime për pavijonin e Shqipërisë në Edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të
Artit në
Venecia, që zhvillohet në datat 9 maj – 22 nëntor 2015 dhe kurohet nga Okuwi Enwezor.
Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur deri më 30 shtator 2014.
Thirrja e Ministrisë së Kulturës për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë eveniment është për propozime kuratoriale paraqitur nga një, apo më tepër kuratorë dhe ku përfshihen një, apo më shumë artistë. Kuratori (ose kuratorët) dhe artisti (ose artistët) duhet të jenë bartës të një projekti të përbashkët që përfshin prodhimin e një ose më shumë veprave të reja posaçërisht për Edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të
Artit në
Venecia. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014,
ora 12:22