Përfaqësimi i grave në zgjedhje, sfidë për Shqipërinë
Pëlqej
Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Leshi mori pjesë në Konferencën e 23-të Vjetore dhe Takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Zyrtarëve Zgjedhore Evropianë (ACEEEO), e cila zhvilloi punimet në datat 4-6 Shtator në Bukuresht të Rumanisë.

"Pjesëmarrja e graveprocesin zgjedhor dhe në jetën publike", si dhe "Planifikimi i zgjedhjeve të përgjithshme", ishin dy aspektet më të rëndësishme që u trajtuan në këtë konferencë.

Në panelin dedikuar pjesëmarrjes së graveprocesin zgjedhor dhe jetën publike, kryetarja e KQZ-së, Lleshi referoi rastin shqiptar të pjesëmarrjes së gruas në zgjedhje. E përzgjedhur nga organizatorët e konferencës për të ndarë përvojën shqiptare, përfaqësuesja e delegacionit të KQZ-së, vuri në pah angazhimin në rritje të grave në jetën publike si dhe pjesëmarrjen e tyre në proceset zgjedhore, arritjet dhe sfidat që kanë shoqëruar këtë proces gjatë dekadave të fundit.

Lleshi evidentoi arritjet që solli ligji për barazinë gjinore si dhe përfshirjen e kuotave në kodin zgjedhor, kuadër ligjor i cili dyfishoi përfaqësimin e grave në organet e zgjedhura, si dhe analizoi sjelljen e aktorëve të ndryshëm ndaj këtyre ndryshimeve.

Duke evidentuar rritjen e përfaqësimit të grave në organet e zgjedhura, ajo theksoi se krahas arritjeve, pjesëmarrja e gruas në procesin zgjedhor, në pozita të barabarta me burrat, si kandidate, komisionere, votuese, dhe e zgjedhur, bart ende sfida për gjithë shoqërinë shqiptare, partitë politike dhe ligjvënësit shqiptarë, por edhe për KQZ-në.

Pjesëmarrësit në konferencë theksuan se e drejta e për të votuar e grave duhet të sigurohet pa asnjë lloj diskriminimi dhe trupat e menaxhimit të zgjedhjeve luajnë një rol të rëndësishëm në këtë aspekt.
Shtuar më 09/09/2014, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori