Perez inkurajon investitorėt izraelitė pėr tė rritur praninė e tyre nė Shqipėri
Nė kuadėr tė pjesėmarrjes nė Konferencėn e katėr Presidenciale Pėrballja me tė nesėrmen
Presidenti i Republikės Bamir
Topi i shoqėruar nga delegacioni zyrtar shqiptar u prit sot pasdite nga
Presidenti i Shtetit tė
Izraelit, Shimon
Perez.
Temė e bisedimeve nė takimin zyrtar mes dy Krerėve tė Shteteve dhe delegacioneve respektive ishin marrėdhėniet e shkėlqyera midis dy
vendeve dhe vullneti reciprok pėr t'i ēuar pėrpara edhe nė tė ardhmen. Nė kėtė drejtim
Presidenti Topi vlerėsoi si njė moment tė veēantė hapjen e Ambasadės sė
Izraelit nė Shqipėri, e cila do tė ofrojė mundėsi tė drejpėrdrejta pėr zgjerimin dhe thellimin e marrėdhėnieve nė sektorė me interes tė ndėrsjelltė si dhe pėr forcimin e miqėsisė historike dhe tradicionale mes dy popujve e
vendeve tona.
Presidenti Topi pėrshkroi mundėsitė e shumta dhe legjislacionin lehtėsues tatimor qė ofron Shqipėria, "tashmė njė anėtare e NATO-s dhe nė pritje tė marrjes sė statusit tė vendit kandidat pėr nė BE", duke vėnė nė dukje se burimet e shumta natyrore tė vendit tonė mund tė jenė me mjaft interes pėr investitorėt
izraelitė nė fusha si agro-industia, infrastruktura, teknologjia e informacionit, bioteknologjia, kėrkimi shkencor, turizmi, etj.
Nga ana e tij,
Presidenti i Shtetit tė
Izraelit, Shimon
Perez, pasi vlerėsoi pjesėmarrjen pėr herė tė dytė tė Presidentit
Topi nė Konferencėn e katėrt Presidenciale nė Jeruzalem, vuri nė dukje se Shqipėria ėshtė njė vend mik dhe lidhjet tradicionale midis dy
vendeve janė tė vjetra e tė konsoliduara duke bėrė qė edhe marrėdhėniet bilaterale tė jenė shumė tė mira. Kreu i Shtetit tė
Izraelit theksoi se roli i Presidentit
Topi si simbol i bashkimit tė popullit dhe kontributi i tij pozitiv e moderator pėr tranformimin dhe arritjet e Shqipėrisė janė pėr tu admiruar dhe vlerėsuar.
Presidenti Perez theksoi se Izraeli e vlerėson gjithashtu edhe mbėshtetjen qė Shqipėria me politikėn e saj tė jashtme dhe qėndrimet e saj parimore i ka dhėnė nė kuadėr tė organizatave ndėrkombėtare si edhe rolin e saj moderues dhe aktiv nė ruajtjen e paqes dhe qėndrueshmėrisė.
Presidenti Topi, pasi shprehu mirėnjohjen pėr ftesėn dhe mikpritjen nė kuadėr tė Konferencės sė katėrt Presidenciale, vlerėsoi marrėdhėniet shumė tė mira bilaterale mes dy
vendeve dhe shprehu nevojėn e thellimit tė bashkėpunimit ekonomik duke vėnė nė dukje klimėn e favorshme qė ekziston nė Shqipėri pėr tėrheqjen e investitorėve tė huaj. Nė kėtė pikė
Presidenti izraelit Shimon
Perez u shpreh se: Inkurajon investitorėt
izraelitė tė rrisin praninė e tyre dhe tė shikojnė mundėsitė pėr investime nė Shqipėri.
Shtuar më 19/06/2012,
ora 16:44