Bisedimet për bashkimin e PD-së, Noka: Koha për reflektim, tani të tërheqin padinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është shprehur se nuk është kurrë vonë për bashkimin e opozitës.

Komentet ai i bëri teksa Partia Demokratike zhvilloi sot bisedime me aleatë jo parlamentarë për daljen me një kandidat në zgjedhjet lokale.

Noka është shprehur se tashmë është koha e duhur për të reflektuar dhe se nuk është kurrë vonë.

“Koha për të reflektim nuk është kurrë vonë. I falënderoj. Tërheqja e padisë i jep sinjal demokratëve që jemi bashkë për një qëllim. Por sigurisht, ka kohë gjithmonë”, kështu është shprehur Flamur Noka.

Kujtojmë se sot pas ftesës së Berishës për të dalë me një kandidat për zgjedhjet lokale, erdhi dhe një reagim pozitiv nga grupi i Alibeajt që pohoi se ishin të gatshëm për të diskutuar për të dalë me kandidatë të përbashkët, në interes të PD dhe opozitës, kundër qeverisë Rama./albeu.com/