Perduca: Pavaresia e Kosoves, realitet i pakthyeshem
Albeu.com
Pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, tha sot në Prishtinë senatori italian Marco Perduca, në një takim me kryeparlamentarin e Kosovës Jakup Krasniqin.
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, senatori Perduca, anëtar i Partisë Radikale Transnacionale, e cila vazhdimisht mbështet Kosovën në sfidat e saj, vlerësoi lart edhe punën e Qeverisë së Italisë që bën për të reflektuar në njohjen e Kosovës nga sa më shumë shtete të botës, pasi njohja e pavarësisë së Kosovës, që është një realitet i pakthyeshëm, theksoi ai, është e rëndësishme edhe për Italinë.

Perduca u angazhua për thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, ndërsa në këtë frymë shprehu gatishmërinë për formimin e Grupit të Miqësisë në mes deputetëve të Kosovës dhe të Italisë.

Krasniqi e falënderoi senatorin Perduca për këtë vizitë në Kosovë, duke shprehur njëherësh mirënjohje për kontributin e vendit të tij në mbështetje të Kosovës. Ai tha se tashmë Kosovën e kanë njohur 67 shtete-anëtare të OKB-së, ndërsa në këto procese Kosova ka mbështetje të fuqishme nga Italia mike.
Shtuar më 08/05/2010, ora 17:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori