Përdorte disa emra, detaje të reja për ekzekutimin e Adriatik Tresës në Ekuador
Vrasja e
Adriatik Tresës në
Ekuador duket se ka lidhje me përplasjet mes shqiptarëve në qytetin
Guayaquil.
Mediat lokale në
Guayaquil thonë se policia aty, e ka hetuar
Adriatik Tresën për ekzekutimin e një tjetër shqiptari.
Bëhet fjalë për vrasjen e Ilir Hidrit në vitin 2017, kur
Tresa u hetua si i përfshirë në ekzekutim. 45-vjeçari cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë, jetonte në një vilë, lëvizte me makinë të blinduar dhe gjithë kohës mbrohej edhe nga rojet.
Mediat në
Ekuador shkruajnë se përplasjet mes shqiptarëve kanë ardhur për shkak të kokainës.
Adriatik Tresa cilësohej si pjesë e një karteli droge në
Guayaquil, ndërkohë që ishte hetuar edhe për vrasjen e një gazetari në vitin 2013, po në atë zonë.
45-vjeçari nga Tirana kishte marrë leje qëndrimi në
Ekuador, ndërkohë që i janë gjetur në banesë edhe dokumente greke, përveçse atyre shqiptare.
Ai përdorte disa emra, sipas autoriteteve në
Guayaquil, shkruan TvKlan.
Tresa u ekzekutua 3 ditë më parë nga 7 persona të kamufluar si policë. Autorët u futën në zonën ku jetonin të pasurit, me pretendimin se kishin urdhër kontrolli, por më pas ekzekutuan 45-vjeçarin shqiptar.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 17:56