Përdhunoi të bijën për 16 vite, lihet në burg babai nga Tirana
Është lënë në burg babaiakuzohet se për shumë vite ka abuzuar seksualisht vajzën e tij.

Babai 61-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht për 16 vite me vajzën e tijl.

Sipas informacioneve mësohet se policia vuri ne pranga 61-vjeçarin Qirjako Nakuçi, pasi denoncimit që kanë bërë murgeshat, pas rrëfimit të vajzës.

Po ashtu është marrë për tu pyetur dhe vajza 25-vjeçare.

Bëhet me dije e 61-vjeçari i divorcuar me gruan në vitin 2002, e si pasojë u kthye në tragjedi për vajzën 9-vjecare të çiftit.

Nëna e tyre pas divorcit u largua nga shtëpia duke i lënë fëmijët e saj në duart e të atit.

Ndërkohë që policia në një njoftim bën me dije se: Më datë 30.08.2018, u ndalua shtetasi Q.N., vjeç 61, banues në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 106, 100 dhe 130/a të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2018, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori