Përdhunoi minorenen, arrestohet belgu në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 22 vjeçar banues ne Belgjikë, të akuzuar për përdhunim ndaj një minoreneje.

22-vjeçari është ndaluar nga pas denoncimit të një shtetaseje belge, minorene, dhe akuzave të saj për përdhunim.

Mësohet se të rinjtë kanë kaluar një natë të shfrenuar mes alkoolit dhe festimeve në gjirin e Gjipesë, pas së cilës vajza akuzoi 22-vjeçarin R. Symakani për përdhunim.

Policia e Gjirokastrës po kryen hetimet për verifikimin e akuzave, ndërsa i riu belg është në paraburgim.


Shtuar më 12/07/2019, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori