Përdhunoi dhe mbyti 10-vjeçarin, çfarë ka ndodhur sot me "mostrën" e Peshkopisë
Shpëtim Ziza është një emër shumë i dëgjuar për drejtësinë shqiptare.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10 vjeçarit, Besim Çenga, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2007.

Shpëtimi në atë kohë e ka pohuar krimin duke shtuar se e kishte përdhunuar vogëlushin dhe më pas e kishte mbytur me lidhëse këpucësh.

‘Monstra e Peshkopisë’ është rikthyer sërish në vëmëndje pasi prindërit e tij kanë ardhur në emisionin “Me zemër të hapur”.

Dy prindërit e tij denoncojnë gjendjen dhe kushtet me të cilat përballet djali i tyre në burg, ndërsa pohojnë se ai është mbyllur në një kafaz me hekur brenda qelisë.

Ata kanë mohuar kategorikisht faktin se djali i tyre ka lidhje me vrasjen e vogëlushit, ndërsa akuzojnë sistemin e drejtësisë për korrupsion.

“Është varur, ka prerë damarët, ç'a nuk ka bërë. Do vdes, do shkojë tek vëllai. Ka tentuar që të varet në banjo, por e kanë shpëtuar sërish. Njëherë e çuan me urgjencë në spital. Para 3 muajve shkova tek djali e më tha:

S’jam mirë më kanë rrahur. Kur shoh unë çarçafët, ishin gjithë gjak. I thash këtë kam, budalla apo të saktë. I thash pse ma rrihni. I mora çarçafët dhe thash do ju bëjë ekspertizën. Unë kam prova, policët e dhunojnë. Drejtori i burgut më thotë se ai shan”, -pohoi nëna./albeu.com/

Shtuar më 04/07/2017, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori