Ka nisur sot procesi
gjyqësor për Abaz Dogun, ish-rojen e
shkollës së Babrrusë që akuzohet për përdhunimin e një 15-vjeçareje.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën gjykim të shkurtuar për 4 të pandehurit. Pjesë e procesit
gjyqësor është Klajdi Poci dhe dy të miturit që akuzohen për ngjarjen e rëndë.
Në seancën e radhës pritet që te jepen konkluzionet nga ana e Prokurorisë. Sjellim në
vëmendje që ishte i
moshuari ai që abuzoi i
pari seksualisht me të miturën, duke e përndjekur dhe kërcënuar se do të shkruante fjalë ofenduese për të në muret e
shkollës.
Dyshohet se ai e ka filmuar dhe më pas ka vijuar shantazhin, ndërsa më vonë ka ardhur edhe abuzimi seksual nga tre nxënës të
shkollës.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 13:51