Përdhunimi i 15 vjeçares, flet vajza e abuzuesit: Trillim, babai im është njeri i rregullt
Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit ku një 15-vjecare është përdhunuar nga fqinji i saj, Ligor Biba, 55 vjeç, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Menjëherë sapo kanë mësuar rreth shtatzënisë, të dy prindërit e të miturës janë alarmuar duke e detyruar t’u tregojë të vërtetën dhe më tej e kanë shoqëruar në komisariatin e Pogradecit për të bërë denoncimin.

Akuzat e së miturës jo vetëm që janë konsideruar si të pavërteta nga 55-vjeçari Ligor Biba, i cili gjatë deklarimit të tij në polici e ka cilësuar këtë një trillim, por hidhen poshtë edhe nga vetë familjarët e tij.

Ndërkohë, vajza e tij, Valbona Biba një intervistë për Panoramën shprehet se me familjen e vajzës dhe me vetë atë kanë pasur marrëdhënie të mira fqinjësie dhe se shpesh i kanë ndihmuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat ata ndodhen.

Si e mësuat ngjarjen?

Ishim në shtëpi kur erdhi policia dhe kërkoi babain, e arrestuan dhe më pas më- suam se bëhej fjalë për një përdhunim. U shokuam të gjithë, na sqaruan më vonë se për kë bëhej fjalë.

A besoni se babai juaj e ka përdhunuar të miturën?

As që bëhet fjalë. Babai im është një njeri i urtë dhe i ndershëm, jo vetëm që nuk e ka përdhunuar, por as ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Çfarë thonë janë fjalë dhe akuza kot, babai im është njeri i rregullt. Ne me ata që e akuzojnë madje kishim hyrje-dalje familjare, i respektonim si fqinjë dhe i ndihmonim se ishin në kushte të vështira ekonomike. Është absurde që e akuzojnë tim atë. Edhe ai vetë na e tha që nuk e ka bërë diçka të tillë dhe unë e besoj.

A keni pasur kontakt me familjen e vajzës?

Para se të arrestohej im atë, babai i saj ndodhej në shtëpinë tonë, e kishim thirrur se po nxirrnim rakinë. E merrnim sa herë kishim diçka për t’i dhënë, ndonjë ushqim a diçka tjetër, se na vinte keq dhe ja tani na dolën me një histori të tillë. Është e turpshme që emri i babit tim të përbaltet për diçka të tillë, nuk di ç’të them.

Po tani si do të veproni?

Tani do të presim të dalë e vërteta, jam e sigurt që babai im nuk ka lidhje me këtë gjë dhe po e mbajnë të arrestuar padrejtësisht. Se dikush ngrihet e nxjerr një gënjeshtër, nuk do të thotë që duhet të vuajnë njerëz të pafajshëm. Madje edhe mami im e kishte pyetur vajzën, sepse ishin hapur fjalë që ajo ishte shtatzënë. E kishte pyetur si vajzën e saj, por ajo ia kishte mohuar dhe i kishte thënë se këto fjalë ia kishin hapur dy vajza nga fshati, sepse e kishin inat. Le ta gjejnë organet cila është e vërteta dhe me kë e ka ajo fëmijën. /albeu.com/









Shtuar më 16/10/2017, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori