Moti i keq përfshin vendin, tre fshatra në Korçë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq dhe stuhia që ka përfshirë ditën e sotme të gjithë vendin.

Dëmet kanë qenë të shumta ku juglindja e Shqipërisë ka pësuar më shumë dëmtime sidomos në të mbjella dhe jo vetëm pasi 2 fshatra të bashkisë Maliq dhe një Korçë kanë mbetur pa energji elektrike.

Shkak është bërë moti i keq, me reshje të dendura shiu që nisën paraditen e sotme si pasojë e stuhisë që ka pushtuar Ballkanin. Deri më tani bëhet me dije se energjia është ndërprerë në Bulgarec, Biranj dhe Lumalas.

Vendi ynë sot do të vazhdojë të jetë në ndikim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike për shkak të një stuhie që po qarkullon në rajonin e Ballkanit, e që vjen me shi e breshër. Megjithatë moti do të përmirësohet vetëm të martën, duke sjellë verën me temperatura të larta në vend./albeu.com