Përcillet për në banesën e fundit i riu nga Tetova që humbi jetën në bregdetin e Vlorës
Pëlqej
Heroi Benjamin Ferati që humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy vajzat nga Shqipëria në bregdetin e Vlorës, është përcjellë sot për në banesën e fundit pas faljes së namazit të drekës në varrezat e fshatit Kamjan të Tetovës.

Trupi i 24 vjeçarit Bejmanin Feratit është kthyer në vendlindje dhe i është dorëzuar familjes për të ndjekur procedurat e ceremonisë së varrimit.

I ndjeri ndodhej prej dy ditësh në Vlorë me të fejuarën e tij, dhe u mbyt në det duke u orvatur të nxjerrë nga uji dy kushërirat Manuela Maraj dhe Xhoana Cani, të cilat gjithashtu ndërruan jetë.

Sipas rrëfimeve nga të pranishmit, në fillim dy kushërirat Manuela Maraj dhe Xhoana Cani, të cilat gjithashtu humbën jetën, kanë hyrë në det për t’u larë, por kanë humbur kontrollin për shkak të dallgëve të mëdha.

E ndodhur në vështirësi, 27-vjeçarja Maraj ka thirrur për ndihmë dhe drejt tyre është nisur djali nga Tetova.

Fillimisht 24-vjeçari Ferati ka nxjerrë në breg Xhoana Canin, por kjo e fundit nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të ujit të shumtë që kishte gëlltitur.

Më pas Ferati ka hyrë sërish në det për të shpëtuar Canin, por këtë herë as ai vetë nuk ka mundur të kthehet në breg pasi dallgët e mëdha e kanë përpirë. /albeu.com/

Shtuar më 16/07/2017, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori