Percillet nga Gjermania per ne Kosove trupi i pajete i Fadil Feratit
Albeu.com
Sot, në mesditë, nga Gjermania u nis për në Kosovë kufoma e Fadil Feratit, ish-nënkryetarit të LDK-së dhe ish- kryetarit të Komunës së Istogut, i cili ndërroi jetë të shtunën në mëngjes në Klinikën shtetërore të Offenbachut (afër Frankfurtit).
Kufoma e të ndjerit sot u përcoll me nderime për në vendlindje, ku do të prehet i qetë trupi i njërit nga veprimtarët e shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të çështjes kombëtare.

Kufoma e Fadil Feratit arrin në Kosovë të martën (rreth orës 8:30 minuta) në Aeroportin e Prishtinës, kurse varrimi do të bëhet një ditë më vonë, në Gurrakoc të Istogut.

Nga i ndjeri në Offenbach të Gjermanisë për herë të fundit u ndanë Astrit Zemaj, konsull, Ardian Spahiu, vicekonsull, Hazir Krasniqi, kryetar e Myftar Halili - Dragidella, nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, si dhe të afërm e bashkatdhetarë tanë në Gjermani.

Vdekja e Fadil Feratit ka shkaktuar dhembje të madhe ndër veprimtarët e LDK-së në Gjermani e kudo tek bashkatdhetarët tanë dhe ndarja nga ai sot në Offenbach u përcoll me lot e dhembje, ngase i ndjeri ishte shumë i respektuar dhe i dashur për veprimtarët e LDK-së në Gjermani e vendet e tjera ku ai shpesh ishte mysafir.
Shtuar më 01/02/2010, ora 22:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori