Në ditët e fundit të shtatzënisë, Dojna Mema ndan fotot e ëmbla në prehrin e gjyshes (FOTO LAJM)

Dojna Mema ka ndarë disa momente të këndshme me gjyshen e saj në rrjete sociale. Moderatorja, e cila është në muajt e fundit të shtatzënisë, shihet e mbështetur në prehrin e të shtrenjtës së saj. “Gjithmonë e vogla jote”, ka shkruar moderatorja krahas fotove në Instagram.

Kujtojmë që moderatorja, gjatë një interviste që dha për revistën Who pak javë më parë, zbuloi më shumë detaje rreth pritjes së ëmbël. “E kam shijuar këtë shtatzëni dhe kam ndarë emocionet e bukura që përjetoj. Për këtë nuk dua të gjykohem ashtu siç unë nuk gjykoj askënd.”, tha Dojna.

E pyetur se kur mendon të rikthehet në ekran, Dojna tha: “Kjo është shtatzënia ime e parë dhe as vetë nuk e di se çfarë do të ndiej pasi ai të ketë ardhur. Është një rrugëtim sa i bukur, aq edhe rraskapitës. Megjithatë as nuk e mendoj tërheqjen nga ekrani, për sa kohë puna më jep energji dhe më bën të lumtur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Nëse gjithçka shkon mirë dhe do të ndihem gati, rikthehem në ekran në janar. Përpara se të bëhem nënë, jam grua që kam dëshirat dhe ëndrrat e mia. Jam e bindur që as im bir s’do të donte të kishte një mami e cila heq dorë nga një pjesë e jetës së saj për të cilën ka punuar që 19 vjeçe.”, tha Dojna.