Veliaj: Përparësi zhdukja e pabarazisë mes pagës së burrave dhe grave
Për të mbrojtur punonjësit nga një pagë jo e denjë për ta, ministria, me të gjitha strukturat e saj, do të ndikojë që në të gjitha kontratat kolektive të punës të përcaktohet niveli i pagës minimale.

Kështu u shpreh sot ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj në Konferencën Ndërkombëtare të Punës së zhvilluar në Tiranë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të sindikatave, biznesit dhe ILO-s.

Në fjalën e tij, Veliaj deklaroi se përcaktimi i nivelit të pagës minimale do të bëhet jo vetëm sipas Vendimit të Qeverisë, por në nivelet më të larta, duke mbështetur biznesin dhe sindikatat ndërsa bëjnë analiza socio-ekonomike që gjatë negociatave për pagën minimale dhe kontratën kolektive.

“Në politikën tonë të pagave, sidomos në sektorin jobuxhetor dhe atë privat, Ministria e Mirëqënies Sociale ka negociuar në mënyrë të vazhdueshme me punëdhënësit dhe punëmarrësit për të realizuar një mirëkuptim social, me qëllim që paga të jetë një element i rëndësishëm për nxitjen eaktivitetit ekonomik dhe uljen e varfërisë.
Por është e rëndësishme që ky proces të fuqizohet edhe më shumë, jo vetëm në momentet e përcaktimit të pagës minimale, por edhe gjatë gjithë kohës, sidomos gjatë negocimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve kolektive ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve.” tha ministri Veliaj. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2014, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori