Përçahet opozita, LSI sulmon hapur në Kuvend Lulzim Bashën
Prej disa seancash në Kuvendin e Shqipërisë nuk është zhvilluar asnjë seancë normale.

Çdo javë ashtu si edhe sot, opozita me në krye Lulzim Bashën ka bllokuar punimet normale të Kuvendit duke pushtuar foltoren.

Por çfarë ndodhi sot? Pas disa aksionesh të opozitës, duket se ajo po përçahet.

Gjatë seancës, ku Basha kishte bllokuar foltoren e Kuvendit, deputeti i LSI-së Luan Rama i është drejtuar Ruçit por duke kritikuar hapur Bashën.

Rama i cili tha se fliste në emër të Grupit Parlamentar dhe theksoi se kjo sjellje dhe bllokim në Kuvend është një arsye që Shqipërisë të mos i hapen negociatat.

"Kjo shfaqje është e shëmtuar, ky degradim është një arsye më shumë se përse Shqipëria nuk e meriton çeljen e negociatave.

Unë kam një vërejtje për ju zoti kryetar i Kuvendit, Kuvendi ka disa javë që është kthyer në formalitet.

Parlamentarizmi si institucion është kthyer në shëmbëlltyrë mediokriteti. Unë jam gati të flas por në kushtet kur foltorja është e zënë e kam të pamundur", tha ndër të tjera Rama. /albeu.com/



Shtuar më 21/06/2018, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori