Përçahet mafia shqiptare, drogë dhe armë në Itali
Në sajë të një operacioni i cili ka zgjatur për disa muaj nga policia italiane, është bërë e mundur prangosja e 54 personave, të akuzuar për trafikun e drogës. Në rrjetin mafioz bëjnë pjesë edhe shumë shqiptarë, të cilët ishin të përqëndruar në trafikun e armëve dhe drogës.

54 persona të dyshuar se kanë lidhje me trafikun e drogës, kanë përfunduar në pranga në shtetin fqinj të Italisë. Mafia shqiptare dhe Ndrangehta kalabreze kishin krijuar një “joint venture” të vërtetë, duke vënë duart mbi Peruxhën.

Mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit akuzohen për trafik droge dhe armësh, por edhe zhvatje dhe vënie gjobash deri në 20% të fitimit ndaj bizneseve lokale.

Gjatë operacionit në fjalë janë sekuestruar asete me vlerë 30 milionë euro. Po të njëjtat burime shtojnë se mes të arrestuarve është edhe një person me emrin Bledi, i cili në rrjetin mafioz njihej me nofkën “Daja”.

Përpos tij, në listën e të arrestuarve është edhe Ervis Lyte, i cili ishte i përqendruar edhe në trafikun e armëve. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 13:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori