Perëndimi është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës,
Albeu.com
Pas takimit të djeshëm me Sekretaren amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs ministri i Punëve të jashtme të Finlandës Ilkka Kanerva, ka deklaruar se Perëndimi është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës.Ani se siç ka theksuar, data e shpalljes së pavarësisë nuk u bë e ditur as gjatë takimit me sekretaren Rajs, megjithëkëtë, sipas tij, Kosova do të pavarësohet shumë shpejt.
Ministri i Jashtëm i Finlandës, Ilka Kanerva, i cili javën që shkoi ishte në Kosovë në cilësinë e vendit kryesues të OSBE-së, tha dje se shumica e vendeve të Bashkimit Evropian ishin të gatshme ta njohin pavarësinë e Kosovës. "Në një mënyrë tani ka ardhur ai çast" tha ministri Kanerva, pas takimit të tij me Sekretaren e Shtetit. Condoleezza Rice.

Zëdhënësi i Departamenti të Shtetit, Sen McCromack i pyetur për
takimin se a kanë arritur një konsensus për 'kur dhe si' tha se ata
kishin folur edhe për Kosovën për të përkujtuar se “tashmë dihej
qëndrimi i SHBA për statusin e saj”.

Ministri i punëve të jashtëm të Finlandës, Ilkka Kanerva, i cili njëherit është edhe kryesues i OSBE-së, ka thënë se Rusia dhe Serbia janë të prirura për të përdorur veton në organizatën 56 anëtarëshe, e cila funksionon me konsensus, për të përfunduar misionin në Kosovë.

Lidhur me vazhdimin e qëndrimit të OSBE-së në Kosovë, Kanerva u shpreh optimist dhe shtoi se se ekzistonin tri alternativa: vazhdimi i tij në formën e tashme; negocimi i një mandati të ri; apo varianti i tretë do të ishte që Bashkimi Evropian të marrë rolin dhe aktivitetet e misionit të tashëm, po qe se ai nuk do të votohej nga Rusia dhe Serbia që janë kërcënuar ta bëjnë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai ka sugjeruar se gjatë mandatit të ri të OSBE-ja do të koncentrohej në mbikëqyrje dhe në çështje të të drejtave të njeriut dhe gjithashtu do të mbështeste aktivitetet e shoqërisë civile. (rtk)
Shtuar më 12/02/2008, ora 21:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori