Perçahet e majta, PS-LSI perplasje per çeshtjen e presidentit
Albeu.com
Ne prononcimet e tyre per News 24, Blushi dhe Meta kane shprehur qendrime te ndryshme, pavaresisht se kreu i grupit te deputeteve te PS-se eshte treguar me i matur ne dhenien e komenteve te tij.


Kandidimi i Neritan Cekes per postin e Presidentit te Republikes ka perçare koalicionin e majte. Ndersa kreu i LSI-se, Ilir Meta e pershendet nje veprim te tille, kreu i grupit parlamentar te PS-se, Ben Blushi tha se “i vetmi opsion tashme jane zgjedhjet e parakohshme”. Ne prononcimet e tyre per News 24, Blushi dhe Meta kane shprehur qendrime te ndryshme, pavaresisht se kreu i grupit te deputeteve te PS-se eshte treguar me i matur ne dhenien e komenteve te tij. “Ne raundin e trete te votimit kunder PS-se u vu koalicioni i 3 korrikut”, - eshte shprehur Blushi, nje dite pas seances se trete te votimit, ku çudia ishte hyrja e Neritan Cekes ne garen per President te Republikes. Ai tashme nuk shikon tjeter opsion perveçse zhvillimit te zgjedhjeve te parakohshme per nje parlament te ri.

Nga ana tjeter, kryetari i LSI-se Ilir Meta, i cili gjithe keto dite ka negociuar me te djathtet per gjetjen e nje zgjidhjeje per çeshtjen e Presidentit, vleresoi largimin e Fatos Nanos nga gara, duke e cilesuar si “sukses te politikes shqiptare”. “Paktin e opozites e prishi Nano e jo Ceka”, - u shpreh dje Meta, ndersa i beri thirrje kandidatit te PD-se Bamir Topi, te terhiqet nga konkurrimi. “Te mbeshtesim Ceken per President. Opozita te lere xhelozite individuale!”, - tha dje kreu i LSI-se, Ilir Meta, sipas te cilit, “Ceka eshte mundesia e vetme per konsensus”. Ne seancen ku u votua per here te trete per te zgjedhur nje president per vendin, nje prej deputeteve te LSI-se, Dritan Prifti theu vendimin politik te koalicionit opozitar dhe votoi. Por ky veprim nuk eshte kritikuar nga Meta, perkundrazi ka marre vleresim.

Sipas Metes, akti i deputetit Prifti eshte “akt qytetar dhe patriotik”. Tashme, qendrimet e partive te koalicionit opozitar jane kthyer ne qendrime te veçuara partiake dhe jo me te nje koalicioni. Ne anen e zgjedhjeve te parakohshme tashme kane mbetur socialistet, socialdemokratet dhe vazhdon te jete edhe kreu i PDS-se, Paskal Milo. Aleatet pritet te rimblidhen ne tryezen e tyre per te vendosur nje qendrim te ri, apo ndoshta per te rikonfirmuar te njejtin qendrim bojkotues edhe ndaj dy seancave te fundit te votimit. Por kete here, duket se mendimet jane te ndara ne dy pjese, ku ne anen tjeter qendrojne Meta dhe Ceka.

Neritan Ceka ne fakt ka qene nje nga emrat e listes prej 9 figurash qe iu ofrua te djathtes ne fillim te bisedimeve nga koalicioni i majte. Por ai nuk u pranua ashtu si edhe tete kandidatet e tjere te propozuar nga e majta. Nderkohe, hyrja e tij ne gare vjen pikerisht ne nje moment, duke çuditur koalicionin prej nga ai vjen dhe kur opozita kerkonte nje kandidat konsensual jashte politikes. G. Shqiptare
Shtuar më 16/07/2007, ora 09:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori