Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel
Dule sulmoi sot Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve i cili i hoqi dje anëtarët në komisionet e nivelit të dytë, duke ia kaluar LSI-së.
Gjatë një konferencë për shtyp,
Dule u shpreh se partia e tij si synim integrimin e vendit në BE, ashtu siç është quajtur aleanca opozitare.
“Për PBDNJ nuk ka më KQZ. Gjejmë rastin të përshëndesim deklaratën e ambasadorit
amerikan,
Arvizu, që kjo KQZ është një farsë. Çdo veprim i këtij komisioni është i pavlefshëm dhe nuk meriton ndonjë koment. Dialogu për riformatimin e KQZ është një element, pa të cilin nuk mund të shpresohet se do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme,” tha
Dule. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2013,
ora 12:35