Për pak orë do kthehej në Shqipëri, si humbi jetën para kolegëve marinari shqiptar
Të tjera detaje kanë dalë për marinarin shqiptar që u gjet i pajetë në hambarin e një anijeje në portin e Volos në Greqi.

Shqiptari Ndue Nikolli ishte anëtar i ekuipazhit të anijes së mallrave, kur befas ai është ndjerë keq në punë dhe ka humbur ndjenjat, duke u rrëzuar para kolegëve të tij.

Këta të fundit i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë, por 61-vjeçari fatkeqësisht ka humbur jetën.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari do të kthehej dje në atdheun e tij, në Shqipëri, me ekipin e anijes.

I kishin ngelur vetëm disa orë për të përfunduar punën dhe për t’u nisur drejt atdheut, por fatkeqësisht ka mbyllur sytë përgjithmonë.
Raportohet se shqiptari mund të ketë pësuar një episod patologjik, pasi dyshohet se ai kishte presion të lartë të gjakut.
Shtuar më 25/08/2020, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori