“Dy makineri numëronin gjithë ditën para”, gazetari zbulon të pathënat e Ervis Martinajt

Vijon të jetë i mbuluar me mister fati i Ervis Martinajt. Në studion e ABC, gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh se mundësitë që Martinaj të jetë eliminuar ose larguar me vullnetin e tij janë 50 me 50.

Dervishi përshkroi Martinajn si një nga bosët më të mëdhenj që deri ne 2013 kontrollonte lojërat e fatit. Dervish zbuloi një detaj nga kontrolli që policia ka bërë në zyrat e tij në vitin 2013.

Sipas gazetarit aty ndodheshin dy makineri që numëronin para gjatë gjithë ditës dhe besohet se fitimi ditor nga ky biznes për Martinajn të arrinte deri në 1 milion euro.


Shtuar 1.09.2022 16:36