Për një shoqëri civile të fortë dhe aktive, ambasada norvegjeze organizon eventin për grantet në Shqipëri dhe Kosovë
Ambasada e Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim organizojnë eventin prezantues të përfituesve të Thirrjes së Parë për Projekt Propozime të skemës së mbështetjes me grante të Programit të Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën.

Eventi zhvillohet me prezencën e veçantë të Shkëlqesisë së Tij Z. Per Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, i cili në fjalën e tij përshëndetëse do të përcjellë mesazhe të rëndësishme rreth mbështetjes së Qeverisë Norvegjeze për Shqipërinë, e cila fokusohet në fusha të rëndësishme për vendin, si: Zbatimi i Reformës në Drejtësi, Integrimi Evropian, Zhvillimi i Sektorit Detar, atij Energjetik dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën i financuar nga Qeveria Norvegjeze dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PSh), do të kontribuojë në zhvillimin e një shoqërie civile të fortë dhe aktive në Shqipëri dhe Kosovë, e cila shtyn përpara procesin e anëtarësimit në BE të dy vendeve përmes kontributit në fushat tematike, si më poshtë:

• Mos diskriminimi dhe barazia gjinore;
• Mediat e pavarura;
• Minoritetet dhe grupet e margjinalizuara;
• Mbrojtja e mjedisit;
• Lufta kundër korrupsionit.


Eventi do të zhvillohet në datë 25 shkurt 2019, ora 11:00, në Çik Shik Bistro Bar.

Për informacione të mëtejshme ju lutemi kontaktoni:

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Tel: + 355 4 2254 881
Email: [email protected]
Http: www.partnersalbania.org
Shtuar më 25/02/2019, ora 08:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori