Tensionohet situata në veri të Kosovës, serbët provokojnë me këngë nacionaliste (VIDEO)

Vijojnë tensionet në Jarinjë, dhe zona të tjera në very të Kosovës, pas vendimit të Albin Kurtit për reciprocitetin e targave me Serbinë.

Një grup i madh i komunitetit serb është mbledhur për të protestuar për të pestën ditë me radhë, kundër këtij vendimi, të cilin ata e quajnë të padrejtë.

Ditën e sotme, ata kanë provokuar Policinë e Kosovës me këngë nacionaliste serbe, në të cilat I këndojnë Serbisë së madhe.

Rruga vazhdon të jetë e bllokuar dhe vërehet numër dukshëm me i vogël i protestuesve ndërsa më i madh i atyre që kalojnë kufirin këmbë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë e pozicionuar përgjatë kufirit, duke mbajtur nën kontroll situatën./albeu.com