Per Marreveshjen e Kumanoves vendos Keshilli i NATO-s
Albeu.com
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka thënë se është në dijeni për interesimin e Serbisë për ta bërë revidimin e Marrëveshjes së Kumanovës, por ka shtuar se kjo është një çështje politike, për të cilën duhet të vendosë Këshilli i Aleancës Veri-Atlantike."Çfarëdo vendimi i NATO-s lidhur me këtë gjë, është çështje politike, që duhet të drejtohet në Këshillin e Aleancës Veri-Atlantike për të vendosur rreth saj. Në pajtim me këtë - që kjo çështje të zgjidhet suksesshëm kemi kërkuar nga Serbia që të na ofrojë detaje rreth ndryshimeve që kërkon, dhe t’i ofrojë arsyet përse duhet bërë një gjë të tillë. E kuptoj se pushteti juaj dëshiron ta bëjë këtë në një moment të përshtatshëm”, ka thënë Scheffer në një intervistë për gazetën “Novosti”.
Marrëveshja së Kumanovës solli fundin e sulmeve të NATO-s kundër caqeve të Millosheviqit në vitin 1999. /telegrafi/
Shtuar më 15/04/2009, ora 15:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori