Për Kumbaron nuk do të ketë pushime këtë verë (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Ministria e Kulturës po punon me kapacitet të plotë për të përfunduar sa më shpejt përgatitjet për organizimin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha sot se dikasteri që ajo drejton, pavarësisht se është kohë pushimesh, po punon me intensitet të plotë që organizimi të jetë sa më shpejt gati.

“Edhe pse jemi në periudhë pushimesh, për të cilat i dëshirojmë të gjithë shqiptarëve gëzuar dhe pushime sa më të mbara, ne si ministri kemi më shumë se një muaj që kemi nisur të përgatitemi për të organizuar të gjitha detajet e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë”, theksoi Kumbaro.

Sipas saj, kjo vizitë është një ngjarje mjaft e gëzuar për vendin tonë dhe gjithë shqiptarët, që për një ditë do të jenë në qendër të globit.

“Kjo ngjarje e kthen vendin tonë nga një fshat i vogël, në një vend të madh, duke dëshmuar se Shqipëria tashmë është një vend si vendet e tjera, ku Papa mund të realizojë vizitat e tij”, theksoi Kumbaro.

Shtuar më 11/08/2014, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori