Për herë të parë, Zajmina flet për marrëdhënien me dy vajzat e bashkëshortit

Pëlqej
Këngëtarja e njohur Zajmina Vasjari pak muaj më parë u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vogëlushe që e pagëzoi me emrin Khloe.

Zaimina ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve kur ka publikuar në profilin e saj në Instagram edhe dy vajzat e tjera të bashkëshortit të saj, Klodian Asllanit.

Ato ishin fotografuar duke mbajtur në krahë vogëlushen gjatë festës së ditëlindjes së vajzës së vogël, Kristelit, shkruan Xing.

E pyetur ditën e sotme në emisionin "Wake up" për marrëdhënien që Zaimina ka me dy vajzat e tjera të burrit, këngëtarja është shprehur:


"Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj.

Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme. Unë nuk kam dashur t’i bëj publike sepse sot mund të aludohet shumë. Unë kam pasur edhe shumë mesazhe jo shumë të këndshme rreth kësaj teme, prandaj dua që privatësia e jetës së tyre të jetë larg vëmendjes së mediave.

Me ardhjen në jetë të Khloes ato janë shumë pranë me njëra-tjetrën edhe pse gocat jetojnë jashtë vendit." /albeu.com/

Shtuar më 21/09/2018, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori