Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Për herë të parë asnjë minoritar në Kuvend, shqetësohen grekët
Qarqet greke shprehen të shqetësuara për mungesën e përfaqësimit të minoritetit grek në Shqipëri pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Në një shkrim të botuar sot, e përditshmja "Kathimerini" shkruan se për herë të parë që prej rrëzimit të regjimit të Enver Hoxhes, minoriteti grek rrezikon të mos përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me deputetë për shkak se një nga partitë e tij, pikërisht PBDNJ-ja është radhitur në krahun e opozitës, e cila pritet t'i bojkotojë zgjedhjet, shkruan Albeu.com.

"Vetëm një nga dy partitë e minoritetit, MEGA konkurron në zgjedhje, por ajo ka një ndikim të vogël në qarkun e Vlorës dhe varet nga lojërat elektorale të Ramës nëse kjo parti do të nxjerrë ndonjë deputet edhe pse kryeministri shqiptar ka theksuar se minoriteti do të përfaqësohet brenda PS-së"., - vijon "Kathimerini". /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2017, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori