Per Francen pavaresia e Kosoves e pakthyeshme
Albeu.com
Ambasadori francez në Beograd, Jean François Teral (Zhan Fransoa Teral) ka deklaruar se "Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës, siç e kanë bërë këtë edhe 22 shtete anëtare të BE-së", duke theksuar se "kjo është një situatë e pakthyeshme me të cilën duhet të përballet secili".
Ndërsa sa i përket Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Teral tha se pavarësisht verdiktit të saj, "duhet punuar në qetësimin e situatës dhe në normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës, me qëllimin përfundimtar që të gjitha vendet e rajonit të hyjnë në BE dhe të zhvillohen marrëdhëniet harmonike ndërmjet të gjitha atyre vendeve", tha ambasadori francez për gazetën "Veçernje novosti".
Në konstatimin se si të arrihet normalizimi i marrëdhënieve kur dihen qëndrimet e kundërta të Prishtinës dhe Beogradit, Teral tha se "edhe Serbisë, edhe Kosovës i ofrohet perspektiva evropiane", duke theksuar se me "çështje të hapura" nuk mund të hyhet në BE.
Shtuar më 23/02/2010, ora 16:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori