Te Nacional vetëm për Botërorin, zbulohen dy destinacionet e mundshme të Suarez

Luis Suarez do të largohet me 31 dhjetor nga Nacional, pasi kjo është kontrata që lojtari ka nënshkruar dhe këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i klubi uruguajan për të mos krijuar pritshmëri të rreme.

Futbollisti do të jetë pjesë e kombëtares së Uruguajit në Botërorin e Katarit, i cili do të shërbejë edhe si një vitrinë për të gjetur destinacionin e tij të ri.

Përveç idesë për t’u rikthyer në Evropë me Sevillan, në garë është edhe MLS  dhe River Plate po ashtu.

Skuadra argjentinase e kërkon atë si “9” dhe që prej verës së kaluar kanë qenë në kontakt. Lojtari dëshiron të fitojë Copa Libertadores dhe e kupton që me River Plate është e mundur. Është një projekt ndryshe dhe më pak i rëndësishëm financiarisht se çdo tjetër në Europë, por që e tërheq futbollistin.

Kujtojmë që duke qenë se bëhet fjalë për një transfertë me kosto zero, është sërish një opsion luksoz për merkaton e dimrit. Në ofertë mund të hynte edhe Sevilla, e cila tashmë ishte në dijeni të situatës së tij./albeu.com